Barcelona ka vendosur ta shesë mbrojtësin Samuel Umtiti. Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se drejtuesit e klubit janë duke kërkuar skuadër për 27-vjeçarin gjatë afatit kalimtar të janarit.
Edhe vetë lojtari u ka bërë me dije krerëve të klubit se dëshiron të largohet pasi nuk po gjen hapësira në formacionin bazë.
Interesim për francezin kanë shprehur Leicester City, Newcastle dhe West Hami.
Barcelona për ta liruar Umtitin po kërkon rreth 15 milionë euro.
Umtiti ka kontratë me Barçën deri në vitin 2023.