Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Umtiti afër marrëveshjes me Newcastlen

Mbrojtësi Samuel Umtiti do të largohet nga Barcelona gjatë këtij muaji. “Sport” shkruan se Umtiti është afër kalimit në Premier League te Newcastle Unitedi.

Klubi anglez i ka ndërprerë bisedimet me Sven Botmanin e Lillet dhe mbrojtësi francez Umtiti tani është objektivi kryesor në janar. Umtiti ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2023, por që nuk bën pjesë më në planet e klubit nga Katalonja.

Këtë sezon 28-vjeçari ka vetëm një paraqitje në të gjitha garat. Vlera e tij sipas faqes së specializuar për transferime “transfermakt”, është vetëm 2 milionë euro. Ndërkaq, në vitin 2018, Umtiti vlente 70 milionë euro.