Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Umtiti pritet të kthehet tek Lyoni

Qendërmbrojtësi Samuel Umtiti pritet të rikthehet te skuadra e Lyonit pas gjashtë vjetësh. “Mundo Deportivo” ka shkruar të hënën se Lyoni po llogaritet favorit për shërbimet e Umtitit, i cili do të largohet nga Barcelona gjatë këtij afati kalimtar.

Te Barcelona nuk po llogaritin në francezin 28-vjeçar dhe Lyoni po synon ta shfrytëzojë këtë situatë.

Umtiti që ka pasur telashe me probleme te Barcelona është i gatshëm t’i bashkohet ish-ekipit të tij, me të gjithë ofertat nga skuadrat e tjera. Ai ka kontratë me Barçën deri në vitin 2026 dhe Lyoni mund ta transferojë për një dëmshpërblim të ulët.

Artikuj të ngjashëm