Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona paralajmëron Umtitin

Barcelona e ka paralajmëruar mbrojtësin, Samuel Umtiti, se do t’ia ndërpresë kontratën nëse ai nuk e gjen një klub të ri, shkruan “Sport”.

27-vjeçari është njëri nga lojtarët të cilët Barça planifikon t’i shesë për të ulur shpenzimet financiare.

Raportohet se mbrojtësi francez, ka refuzuar një ofertë nga Benfica. Ai është i lidhur me një kalim në Francë.

Umtitti ishte transferuar te Barcelona në vitin 2016 nga Lyoni për 25 milionë euro. Kontrata me klubin nga Katalonja i skadon në verën e vitit 2023.

Artikuj të ngjashëm