Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona e gatshme ta lëshojë falas Umtitin

Barcelona është e gatshme ta lëshojë Samuel Umtitin gjatë këtij afati kalimtar të largohet nga klubi pa përfituar asgjë.

Interesim për mbrojtësin francez kanë shprehur Nice dhe Monaco. Umtiti po përpiqet ta gjejë një klub që bën gara në Ligën e Kampionëve, por Barça do ta lërë atë të transferohet falas nëse ai bie dakord të bashkohet me një klub më të vogël, pasi po vazhdon të përpiqet ta zvogëlojë faturën e pagave.

27-vjeçari me Barcelonën ka kontratë deri në qershor të vitit 2023, ndërsa këtë edicion nuk ka luajtur asnjë ndeshje. Ai skuadrës spanjolle iu bashkua nga Lyoni në verën e vitit 2016.