Mbrojtësi i krahut të majtë, Valton Behrami ka vazhduar kontratën me klubin zviceran, Servette. Servette aktualisht është e dyta në elitën helvetike, ndërsa të hënën ka njoftuar se ka firmosur kontratë të re me kosovarin, të vlefshme deri në vitin 2025.
Behrami është i lindur në Gjenevë, ndërsa është vetëm 18-vjeçar. Është zhvilluar te disa skuadra më të vogla e më pas te Servette. Në edicionin aktual ka regjistruar vetëm një paraqitje, ndërsa më pas u lëndua. Në Superligë ka debutuar më 20 mars, ndërsa edicionin e kaluar i luajti katër ndeshje gjithsej. Ka dy paraqitje për U19 të Zvicrës.
“Valtoni është një element i rëndësishëm për të ardhmen e klubit. Ne jemi shumë të lumtur që ai do të mbetet gjatë në skuadër”, ka thënë drejtori sportiv i Servettes, Philippe Senderos. Behrami do të kthehet në fushën e blertë vitin e ardhshëm.