Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Imeri transferohet te Young Boys

Kastriot Imeri ka arritur marrëveshje me Young Boysin.

Burime të KOHËS, të afërta me futbollistin, kanë bërë të ditur se Imeri gjatë ditës do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare.

Reprezentuesi i Zvicrës është zhvilluar te Servette në Zvicër.

Sulmuesi 22-vjeçar ka shënuar për Servetten 13 gola dhe ka kontribuar me 10 asistime në 79 ndeshje në Superligën zvicerane.

Kalimin e Imerit te Young Boysi e kanë mundësuar agjencia e transferimeve ESHA dhe menaxheri Gëzim Ibrahimi.