Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Behrami huazohet nga Servette te Bellinzona

Futbollisti i talentuar shqiptar, Valton Behrami, ka bërë lëvizje të rëndësishme në karrierë. 18-vjeçari të martën u huazua te Bellinzona e kategorisë së dytë zvicerane. Mbrojtësi i majtë është pjesë e klubit elitar zviceran, Servette.

Ai është huazuar te Bellinzona deri në qershor të vitit 2024. Ndërkohë me Servetten ka kontratë deri më 30 qershor të vitit 2025,

Behrami vlerësohet prej futbollistëve më të talentuar të pozitës së tij në Zvicër. I ka dy paraqitje me U19 të Zvicrës.

Ai është produkt i akademisë së Servettes.

Këtë edicion e ka një paraqitje në Superligën e Zvicrës. Ndërkohë katër të tjera i kishte edicionin e kaluar. Megjithatë në këtë fazë të karrierës e rëndësishme për Behramin është që të luaj rregullisht. Për këtë arsye edhe është huazuar te Bellinzona.

Artikuj të ngjashëm