Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Bajrami pritet të huazohet te një klub zviceran

Adrian Bajrami

Qendërmbrojtësi Adrian Bajrami pritet të largohet nga skuadra portugeze, Benfica.

“Somosfanaticos” ka shkruar të premten se Bajrami do të huazohet te klubi zviceran, Luzern.

Te Luzerni luan mbrojtësi i Kosovës, Ismajl Beka.

Bajrami edicionin e kaluar me Benfican i luajti 358 minuta. Në elitën portugeze e kishte një paraqitje. 

Ai ka hasur në konkurrencë të madhe. Antonio Silva dhe Nicolas Otamendi luajtën në qendër të mbrojtjes.

Bajrami në Kupën e Botës për Klube që po mbahet në SHBA u paraqit në dy ndeshje për Benfican.

Edhe Pasi u paraqit në Botëror me Benfican, Bajrami huazohet te Luzerni Futboll Pasi u paraqit në Botëror me Benfican, Bajrami huazohet te Luzerni

Benfica u eliminua në një të tetën e finales nga Chelsea që tashmë do të përballet në finale të Botërorit të Klubeve me PSG-në të dielën.

23-vjeçari është zhvilluar si futbollist në akademinë e gjigantit portugez.

Bajrami me Kombëtaren e Shqipërisë i ka luajtur tri ndeshje.