Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Te Zvicra konfirmojnë se mbrojtësi i Shqipërisë është në planet e tyre

Adrian Bajrami

Adrian Bajrami është dashur të jetë duke ushtruar së bashku me lojtarët e tjerë të Shqipërisë në kampin përgatitor në Malaga. 23-vjeçari ishte në listën e selektorit Sylvinho për miqësoren me Gjibraltarin dhe ndeshjen kualifikuese me Letoninë. 

Bajrami tashmë ka debutuar me kuqezinjtë dhe i ka luajtur tri ndeshje. Por, papritur vendosi ta refuzojë ftesën e Sylvinhos. Ai ka vendosur që në të ardhmen të luajë për përfaqësuesen e Zvicrës, vend ku është i lindur dhe nisi karrierën si lojtar.

Federata Shqiptare e Futbollit e bëri këtë të ditur të hënën. Të martën edhe nga Federata e Futbollit e Zvicrës kanë folur për mbrojtësin.

Pasi ka luajtur vetëm miqësore për Shqipërinë, Bajrami e ka të drejtën e ndërrimit të përfaqësueses. Dhe këtë e ka bërë.

Ai ishte fillimisht pjesë e U18 të Zvicrës. Më pas luajti për Shqipërinë U19 dhe Shqipërinë U21. 
Që në vitin 2022 i luajti tri ndeshje për Shqipërinë A. Më 13 qershor kishte luajtur ndaj Estonisë. Më 16 nëntor ishte paraqitur ndaj Italisë e më 19 nëntor 2022 edhe ndaj Armenisë. Prej atëherë është grumbulluar edhe tri herë me Shqipërinë A, së fundi në qershor. Por nuk u aktivizua më.

Edhe Prejse mori ftesë nga Zvicra, forma e Bajramit është në rënie Futboll Prejse mori ftesë nga Zvicra, forma e Bajramit është në rënie

Dhe së shpejti Bajrami pritet të luajë për Zvicrën. Këtë e ka konfirmuar edhe drejtori i përfaqësueses së Zvicrës, Pierluigi Tami.

“Ne ishim në kontakt me Adrianin dhe jemi të lumtur për vendimin e tij që të luajë për Zvicrën”, ka thënë Tami për “20 Minuten”.

Selektori i Zvicrës, Murat Yakin, tashmë ka marrë shënime për potencialin e Bajramit. Ai po luan për Luzernin, si i huazuar nga Benfica. Te Benfica kryesisht ka luajtur në ekipin e dytë, ndërsa me ekipin e parë u paraqit në Botërorin e klubeve në SHBA. Me klubin e madh portugez, Bajrami ka kontratë deri në vitin 2029. Huazimi te Luzerni është i vlefshëm deri në qershor 2026.

“Ai është një lojtar interesant, zhvillimin e të cilit po e përcjellim nga afër”, ka shtuar Pierluigi Tami.
Bajrami nisi karrierën te skuadra zvicerane, Langenthal. Më pas vazhdoi zhvillimin te Young Boysi. Që në verën e vitit 2018 kaloi në Portugali te Benfica, ku është zhvilluar deri këtë verë.

Edhe Sylvinho flet për kalimin e Bajramit nga Shqipëria te Zvicra Futboll Sylvinho flet për kalimin e Bajramit nga Shqipëria te Zvicra

Ai është stabilizuar menjëherë te Luzerni dhe ka kompletuar katër prej pesë ndeshjeve të deritashme kampionale. Së shpejti Bajrami pritet të paraqitet me Zvicrën.