Luzerni e ka kompletuar blerjen e Adrian Bajramit nga klubi i njohur portugez, Benfica.
Klubi zviceran ka njoftuar të martën se ka nënshkruar kontratë me Bajramin të vlefshme deri në vitin 2028.
Mbrojtësi i Zvicrës, Bajrami, u huazua te Luzerni verën e kaluar nga Benfica.
“Adriani është integruar në mënyrë të shkëlqyer në ekipin tonë për një kohë shumë të shkurtër dhe tashmë është pjesë e rëndësishme e mbrojtjes sonë. Jemi shumë të kënaqur që arritëm të siguronim transferimin e përhershëm të Adrianit te Luzerni në një fazë të hershme. Në diskutim me Benficën, arritëm të gjenim një zgjidhje të përshtatshme”, tha drejtori sportiv i Luzernit, Remo Meyer.
Bajrami vitin e kaluar kaloi nga Shqipëria te Zvicra.
Për Zvicrën debutoi ndaj Sllovenisë në kuadër të ciklit të rregullt kualifikues për Kupën e Botës 2026.
-
Luzerni e transferon mbrojtësin shqiptar që vendosi për Zvicrën
-
Pasi u paraqit në Botëror me Benfican, Bajrami huazohet te Luzerni
-
Te Zvicra konfirmojnë se mbrojtësi i Shqipërisë është në planet e tyre
-
Bajrami pritet të huazohet te një klub zviceran
-
Bajrami flet për pushimin për iftar në ndeshjet e Superligës së Zvicrës