Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni barazon ndaj Union Berlinit

Bayerni nuk ka marrë më shumë se një pikë në udhëtim tek Union Berlini të shtunën, duke barazuar 1:1.

Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 12-të me Sheraldo Becker.

Epërsia zgjati vetëm tre minuta, pasi Joshua Kimmich barazoi shifrat në të 15-ten.

Deri në fund, pavarësisht tentimeve nga Bavarezët, rezultati mbeti i pandryshuar.

Pas pesë xhirove, Bayerni dhe Unioni kanë nga 11 pikë.