Union Berlini e ka mbyllur me barazim ndeshjen në shtëpi ndaj Bochumit me rezultatin 1:1.
Kjo ndeshje e luajtur të dielën i takoi javës së 28-të të Bundesligës së Gjermanisë. Josip Juranoviq shënoi golin e epërsisë për Unionin në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë, ndërsa në minutën e 55-të rezultati u barazua në 1:1.
Ishte Kevin Stoger ai që shënoi golin nga penalltia për t’ia siguruar një pikë Bochumit. Union Berlini zë vendin e tretë me 52 pikë, kurse Bochumi në vendin e 15-të me 27 pikë.