Union Berlini ka vazhduar ta ëndërrojë titullin e Bundesligës gjermane, pas një tjetër suksesi të shënuar.
Të shtunën në ndeshjen në shtëpi kundër Hoffenheimit, Union Berlini fitoi me rezultatin 3:1.
Me këtë rezultat, skuadra kryeqytetase nuk di për humbje në shtëpi në 14 ndeshje rresht.
Jordan Siebatcheu humbi penalltinë në minutën e 25-të, ndërsa në minutën e 43-të, Hoffenheimi befasoi vendësit me golin e shënuar nëpërmjet Ihlas Bebou.
Rikthimi i madh erdhi në pjesën e dytë.
Danilho Doekhi realizoi dy gola, në minutën e 73-të dhe të 89-të për 2:1.
Edhe
Çka i duhet Hoffenheimit të treshes kosovare për kualifikim në Champions?
Rezultatin final të takimit në minutën e gjashtë të shtesës, e vulosi zëvendësuesi Jamie Leweling.
Union Berlini në vendin e tretë ka 30 pikë, pesë më pak se Bayern Munichu lider.