Borussia Dortmundi ka vazhduar me fitore në Bundesligë, pasi ka regjistruar fitoren e tretë rresht në kampionatin gjerman.
Të premten mbrëma, Dortmundi triumfoi në udhëtim te skuadra e Hoffenheimit me rezultatin 3:1 në kuadër të xhiros së 6-të.
Për Dortmundin, kjo është fitorja e katërt këtë edicion, që e ngrit përkohësisht në pozitën e parë në tabelë me 14 pikë.
Niclas Fuellkrug zhbllokoi rezultatin duke e kaluar Dortmundin në epërsi në minutën e 18-të.
Në minutën e 25-të, Hoffenheimi barazoi shifrat në 1:1, me golin e shënuar nga penalltia në minutën e 25-të me anë të Andrej Kramariqit.
Edhe
Dortmundi përforcohet në vendin e dytë
Marco Reus shënoi për 2:1 në minutën e tretë të kohës shtesë të pjesës së parë, përpara se Julian Ryerson ta vulosë fitoren e Dortmundit në fund të takimit.
Dortmundi ndeshjen e mbylli me një lojtar më pak, pasi Ramy Bensebaini u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në fund të pjesës së dytë.