Borussia Dortmundi e ka shënuar fitoren e pestë rresht në Bundesligën gjermane. Ndërsa në total ishte ndeshja e 14-të pa humbje. Disfatën e fundit, Dortmundi e pësoi më 10 tetor të vitit të kaluar nga Bayern Muncheni.
“Verdhezinjtë” të shtunën në kuadër të xhiros së 21-të e mposhtën në udhëtim Wolfsburgun me rezultatin 2:1.
Dortmundi e mbylli pjesën e parë në epërsi me golin që e shënoi Julian Brandt në minutën e 38-të.
Vendësit shifrat i barazuan në minutën e 52-të. Realizator i golit ishte Konstantinos Koulierakis.
Golin e fitores 2:1 për Dortmundin e shënoi Serhou Guirassy në minutën e 87-të.
Dortmundi ka 48 pikë dhe e zë vendin e dytë. Wolfsburgu është poshtë në tabelë me 19 pikë.