Ndeshja dramatike mes Dortmundit dhe Werder Bremenit që i takoi xhiros së pestë të Bundesligës e që u luajt të premten mbrëma, është mbyllur 2:2.
Të katër golat u shënuan nga minuta e 80-të.
Daniel Svensson shënoi për 1:0, ndërsa Nico Schlotterbeck e dyfishoi rezultatin pesë minuta më vonë.
Ludovit Reis realizoi për 2:1, dy minuta para fundit, ndërsa në minutën e dytë të kohës shtesë, sfidën e vendosi sulmuesi Niclas Fullkrug.
Dortmundi me barazim mbetet në pozitën e parë me 13 pikë, tri më shumë se Bayern Munichu e Freiburgu që kanë nga një ndeshje më pak të luajtur.
Werder Bremeni ka tetë pikë.