Borussia Dortmundi i ka arkëtuar pikët e plota të premten mbrëma në ndeshjen që i takoi xhiros së 15-të të Bundesligës gjermane.
Dortmundi e mposhti në shtëpi Borussia Monchengladbachun me rezultatin, 2:0.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër 1:0 shënoi mesfushori gjerman, Julian Brandt në minutën e dhjetë.
Realizatori i golit të dytë ishte Maximilian Beier në minutën e 97-të.
Për “verdhezinjtë” ishte fitorja e tretë në pesë ndeshjet e fundit në elitë.
Ndërsa për Monchengladbachun ishte disfata e dytë radhazi.
Dortmundi e zë vendin e dytë me 32 pikë. Bayern Muncheni ka gjashtë pikë më shumë por e ka edhe një ndeshje më pak të luajtur.
Monchengladbachu renditet në pozitën e 11-të me 16 pikë.