Borussia Dortmundi e ka shënuar fitoren e tretë radhazi në Bundesligën gjermane.
Dortmundi të shtunën pasdite në kuadër të xhiros së tretë e mposhti Paderbornin në shtëpi me rezultatin 3:0.
Fabio Silva realizoi për 1:0 në minutën e pestë.
Në pjesën e parë, Dortmundit iu anuluan edhe dy gola të Serhou Guirassyt për shkak të pozitës jashtë loje.
Ndërsa dy golat e fundit i realizoi Felix Nmecha në minutën e 80-të dhe të 89-të.
Për Paderbornin ishte humbja e dytë, krahas një barazimi.