Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Dortmundi përforcohet në vendin e dytë

Dortmund

Dortmundi ka shënuar fitore të rëndësishme të dielën mbrëma. 

Dortmundi në shtëpi mposhti thellë 4:0 Freiburgun, në ndeshjen që i takoi javës së 31-të të Bundesligës gjermane.

Me fitore, Dortmundi është forcuar në pozitën e dytë me 67 pikë.
Në vendin e tretë me 62 pikë është Leipzigu.

Maximilian Beier në minutën e tetë, Serhou Guirassy në minutën e 14-të dhe Ramy Bensebaini në minutën e 31-të shënuan nga një gol në pjesën e parë, kurse golin e katërt për vendësit në minutën e 87-të e realizoi Fabio Silva.

Freiburgu është në vendin e tetë me 43 pikë, sa ka edhe Eintracht Franfurti.