Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Leipzigu fiton ndaj Union Berlinit

Leipzigu ka shënuar fitore ndaj Union Berlinit të dielën në shtëpi, në kudër të xhiros së 20-të të Bundesligës gjermane.

Leipzigu fitoi me rezultatin 2:0, me nga një gol për secilën pjesë. Lois Openda shënoi në minutën e 11-të në pjesën e parë, ndërsa Benjamin Sheshko tre minuta pas pushimit, e vendosi rezultatin përfundimtar. Sllovenit iu anulua edhe një gol në minutën e 57-të, ndërsa mysafirët nga minuta e 73-të, mbetën pa mbrojtësin Christopher Trimmel, që u ndëshkua me të kuq. Leipzigu është në vendin e pestë me 36 pikë, kurse Union Berlini ka 17 pikë në vendin e 15-të.

Po të dielën u luajt edhe ndeshja Wolfsburg – Hoffenheim, dhe u mbyll 2:2.

Maximilian Beier shënoi për mysafirët në minutën e gjashtë, kurse Lovro Majer i barazoi shifrat në minutën e 58-të. Hoffenheimi kaloi sërish në epërsi në minutën e 66-të me golin e Grischa Promel, por Majer realizoi tjetër gol pas katër minutash, për barazimin 2:2.

Hoffenheimi ka 26 pikë në vendin e tetë, ndërsa Ëolfsburgu në vendin e 11-të ka 23 pikë.