Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Fitore e rëndësishme e Leipzigut për pozitën e katërt

Leipzigut

Leipzigu ka regjistruar tjetër fitore të rëndësishme në garën për Champions për edicionin tjetër. 

Të shtunën fitoi 2:1 në udhëtim te Werder Bremeni, në kuadër të xhiros së 28-të të Bundesligës. 

Golat e fitores për mysafirët i shënuan Antonio Nusa dhe Romulo Cardoso, ndërsa Salim Musah e shënoi golin për vendësit, por shumë vonë, në minutën e 94-t. 

Brajan Gruda ishte i lënduar dhe nuk luajti te Leipzigu, që zë vendin e katërt me 53 pikë, tri më shumë se Hoffenheimi i pesti. 

Werder Bremeni i ka 28 pikë në pjesën e poshtme të tabelës.