Leipzigu e ka siguruar vendin e tretë dhe do të luajë në Ligën e Kampionëve në edicionin tjetër, pas fitores 2:1 të shtunën ndaj St. Paulit.
Leipzigu do ta mbyll kampionatin në pozitën e tretë me 65 pikë, ndërsa St. Pauli është pranë largimit nga elita pasi ka 26 pikë në pozitën e parafundit.
Xaver Schlager dhe Willi Orban i shënuan golat e fitores për vendësit. Abdoulie Ceesay e realizoi golin e vetëm për mysafirët.
Brajan Gruda ishte titullar te vendësit dhe luajti deri në minutën e 80-të.
Deri në fund të Bundesligës ka mbetur edhe një xhiro.