Leipzigu në Bundesligën gjermane ka fituar të shtunën 3:1 në udhëtim tek Eintracht Frankfurti, në ndeshjen e xhiros së 30-të të Bundesligës.
Leipzigu është forcuar në vendin e tretë, ndërsa Frankfurti mbetet me 42 pikë, larg pozitave që dërgojnë në kupat evropiane në edicionin tjetër.
Futbollisti shqiptar, Brajan Gruda, luajti nga minuta e 59-të te Leipzigu.
Hugo Larsson shënoi për Frankfurtin, kurse Yan Diomande, Antonio Nusa dhe Conrad Harder, i realizuan golat e fitores për Leipzigun.