Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unioni nuk del në vendin e parë, barazon me Schalken

Union Berlini që po synon titullin e kampionit në edicionin e sivjetmë, nuk ka shfrytëzuar disfatën e Bayern Munichut.

Union Berlini të dielën barazoi pa gola me skuadrën e Schalkes. Schalke vendosi rekord të ri në Bundesligë për shkak se për ndeshjen e katërt rresht, ka barazuar me rezultatin identik, pa gola. Me fitore, Union Berlini do të dilte në vendin e parë, para kampionit në fuqi, Bayern Munichut.

Por, me vetëm një pikë të fituar, tani ka 43 pikë, aq sa kanë edhe bavarezët në vendin e parë me goldallim dukshëm më të mirë.

Schalke mbetet në fundin e tabelës me 13 pikë.