Futboll

Union Berlini e ndal serinë e gjatë të fitoreve të Bayernit

Union Berlin

Pas 16 fitoreve të njëpasnjëshme në të gjitha garat, Bayern Muncheni, të shtunën është ndalur nga Union Berlini.

Bayerni u ndal në barazim nga Union Berlini në udhëtim me rezultatin 2:2. Kjo ndeshje i takoi javës së dhjetë të elitës së futbollit gjerman.

Për bavarezët ishte edhe barazimi i parë këtë edicion në elitë.

Danilho Doekhi e kaloi në epërsi Union Berlinin në minutën e 27-të.

Bayerni i barazoi shifrat në minutën e 38-të. Luis Diaz shënoi gol të bukur.

Doekhi i kaloi sërish në epërsi vendësit 2:1 në minutën e 83-të.

Por ishte Harry Kane që shënoi në minutën e 93-të për t’ia shmangur humbjen e parë Bayernit këtë edicion.

Bayerni pavarësisht barazimit mbetet lider me 28 pikë.

Union Berlini ka 12 pikë në mesin e tabelës.