Bayern Muncheni ka bërë tjetër gabim në garën për titull kampioni në Bundesligën gjermane.
Bayerni u ndal në barazim në udhëtim nga Hamburgu me rezultatin 2:2. Kjo ndeshje i takoi javës së 20-të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBavarezët edhe xhiron e kaluar u mposhtën për herë të parë këtë edicion nga Augsburgu.
Fabio Vieira e kaloi në epërsi Hamburgun në minutën e 34-t.
Tetë minuta më pas, Bayerni i barazoi shifrat me golin që e shënoi Harry Kane.
Luis Diaz i kaloi në epërsi 2:1 mysafirët në minutën e 46-të.
Luka Vuskoviq ia siguroi një pikë të madhe Hamburgut duke e barazuar rezultatin në 2:2 në minutën e 53-të.
Bayerni vazhdon të jetë lider me 51 pikë. Hamburgu e zë vendin e 13-të me 19 pikë.