Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Bayerni ndalet në barazim me Union Berlinin

Bayern - Union Berlin

Bayern Muncheni nuk ka arritur t’i fitojë pikët e plota në ndeshjen që i takoi javës së 26-të të Bundesligës gjermane.

Bayerni të shtunën pasdite në udhëtim barazoi 1:1 me Union Berlinin.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin që e shënoi Leroy Sane në minutën e 75-të.

Gëzimi i mysafirëve nuk zgjati shumë pasi nëntë minuta më pas vendësit i barazuan shifrat. 

Benedict Hollerbach realizoi për 1:1.

Bayerni pavarësisht barazimit mbetet lider me 62 pikë.

Edhe Bayerni sërish pa fitore në udhëtim te Leverkuseni Futboll Bayerni sërish pa fitore në udhëtim te Leverkuseni

Bayer Leverkuseni është në vendin e dytë me 53 pikë, por me një ndeshje më pak të luajtur.

Union Berlini e zë vendin e 13-të me 27 pikë. Po lufton për mbetje në ligë.