Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Leverkuseni ndalet nga Borussia Monchengladbachu

Leverkuseni ndalet nga Borussia Monchengladbachu

Bayer Leverkuseni është ndalur në barazim nga skuadra e Borussia Monchengladbachut. 

Ndeshja e zhvilluar të shtunën mbrëma e cila ishte e vlefshme për xhiron e 21-të të Bundesligës gjermane përfundoi 1:1. 

Yannik Engelhardt e kaloi në epërsi Monchengladbachun në minutën e dhjetë. 

Leverkuseni i barazoi shifrat në minutën e 44-t me autogolin që e realizoi Philipp Sander. 

Për Leverkusenin ishte barazimi i parë pas katër fitoreve radhazi në të gjitha garat. 

Edhe Bayerni sërish pa fitore në udhëtim te Leverkuseni Futboll Bayerni sërish pa fitore në udhëtim te Leverkuseni

Ndërkohë për Monchengladbachun ishte barazimi i tretë në katër ndeshjet e fundit në kampionat. 

Leverkuseni ka 36 pikë në pjesën e epërme të tabelës. Monchengladbachu është në mesin e tabelës me 22 pikë.