Bayer Leverkuseni e ka shënuar fitoren e dytë këtë edicion në elitën e futbollit gjerman.
Pas barazimit 1:1 me Borussia Monchengladbachun javën e kaluar, Leverkuseni është kthyer te fitorja duke e mposhtur të shtunën St. Paulin me rezultatin 2:1 në udhëtim. Ndeshja i takoi xhiros së pestë të Bundesligës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEdmond Tapsoba e kaloi në epërsi Leverkusenin në minutën e 25-të.
Gëzimi i mysafirëve nuk zgjati shumë pasi shtatë minuta më pas, St. Pauli i barazoi shifrat me golin që e shënoi Hauke Wahl.
Ernest Poku e realizoi golin e fitores 2:1 për nënkampionin gjerman në minutën e 58-të.
Leverkuseni ka tetë pikë në vendin e katërt. St. Pauli ka një pikë më pak dhe renditet në pozitën e gjashtë.