Bayer Leverkuseni e ka shënuar fitoren e parë në edicionin 2026/27 në Bundesligën gjermane.
Leverkuseni të shtunën pasdite në kuadër të xhiros së dytë e mposhti në shtëpi Union Berlinin me rezultatin e thellë 4:0.
Ezequiel Fernandez e hapi serinë e golave në minutën e parë.
Golin e dytë e realizoi mbrojtësi Facundo Medina në minutën e 28-të.
Për 3:0 shënoi Patrik Schick në minutën e 48-të.
Ibrahim Maza e shënoi golin e fundit në minutën e 66-të.
Leverkuseni në xhiron e parë u mposht nga Elversbergu me rezultatin 3:2.
Ndërkohë për Union Berlinin në ndeshjen hapëse të edicionit të ri barazoi 3:3 me Eintracht Frankfurtin.