Stuttgarti e ka fituar përballjen direkte për Ligën e Kampionëve me Bayer Leverkusenin të shtunën 3:1.
Me këtë fitore në xhiron e parafundit të këtij sezoni në Bundesligë, Stuttgarti mbetet i katërti me 61 pikë, sa ka edhe Hoffenheimi i pesti.
Leverkuseni mbetet i gjashti me 58 pikë.
Aleix Garcia shënoi për Leverkusenin kurse Ermedin Demiroviq, Maximilian Mittelstadt dhe Deniz Undav, ia siguruan fitoren Stuttgartit.