Stuttgartit i ka mjaftuar vetëm një pikë për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve në edicionin tjetër.
Në ndeshjen e fundit për këtë kampionat në Bundesligën gjermane, Stuttgarti barazoi 2:2 në udhëtim tek Eintracht Frankfurti. Ishte mjaftueshëm për ta siguruar pozitën e katërt.
Pozita e katërt është e fundit që dërgon në Champions.
Stuttgarti e mbyll sezonin me 62 pikë, një më shumë se Hoffenheimi që u mposht nga Borussia Monchengladbach, 4:0.
Chema Andres dhe Nikolas Nartey shënuan për Stuttgartin, kurse Jonathan Burkardt i shënoi të dyja golat nga penalltia në minutën e 72-të dhe të 92-të. Eintracht Frankfurti e mbylli sezonin në vendin e tetë me 44 pikë.
Artikuj të ngjashëm