Futboll

Stuttgarti siguron fitoren në fund të ndeshjes

Stuttgart

Stuttgarti ka shënuar fitore ndaj Eintracht Franfurtit me gol të minutës së 87-të. 

Pikët e plota Stuttgartit ia siguroi goli i realizuar Nikolas Nartey. Stuttgarti mposhti Eintracht Franfurtin me rezultat 3:2.

Dy golat tjetër për vendësit i shënuan Ermedin Demiroviq në minutën e 27-të dhe Deniz Undav në minutën e 35-të.

Rasmus Kristensen në minutën e pestë dhe Ayoube Amaimouni Echghouyab në minutën e 80-të i shënuan golat për mysafirët.

Stuttgarti nga 17 ndeshje ka fituar 32 pikë, kurse Eintracht Frankfurti ka 26 pikë.