Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Leverkuseni fiton në ndeshjen ku u shënuan nëntë gola

Bayer Leverkusen

Leverkuseni e ka fituar ndeshjen e xhiros së 28-të të elitës gjermane të futbollit, ku u shënuan nëntë gola.

Ish-kampioni i Gjermanisë fitoi 6:3 ndaj Wolfsburgut të shtunën gjatë ditës.

Jonas Wind, Joakim Maehle dhe Christian Eriksen shënuan në pjesën e parë për Wolfsburgun, kurse Levekurseni po në pjesën e parë, realizoi me Alejandro Grimaldon dy herë.

Rikthimi i madh nisi që në fillim të pjesës së dytë.

Patrik Schick realizoi për 3:3 nga penalltia në minutën e 53-të.

Edhe Leverkuseni fiton falë golave të pjesës së parë Futboll Leverkuseni fiton falë golave të pjesës së parë

Më pas realizuan edhe Edmond Tapsoba, Ibrahim Maza dhe Malik Tillman, për rezultatin përfundimtar.

Leverkuseni forcohet në pozitën e gjashtë me 49 pikë, kurse Wolfsburgu në vështirësi, i ka 21 pikë. Po lufton për të mbetur në Bundesligë.