Leverkuseni ka shënuar fitore 1:0 në udhëtim te Dortmundi dhe i është afruar zonës që dërgon në Ligën e Kampionëve në edicionin tjetër.
Me fitore, Leverkuseni e ka kaluar në tabelë edhe Hoffenheimin. Tani në vendin e pestë i ka 52 pikë, një më shumë se Hoffenheimi i gjashti.
Ndeshjen e xhiros së 29-të, Leverkuseni e fitoi të shtunën me golin e vetëm të shënuar nga mesfushori Robert Andrich, tre minuta pa u mbyllur pjesa e parë.