Bayer Leverkuseni e mposhti 3:1 Eintracht Frankfurtin të shtunën mbrëma në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 20-të në elitën gjermane të futbollit.
Arthur shënoi për 1:0 në minutën e 26-të. Shtatë minuta më pas, mesfushori Malik Tillman i dyfishoi shifrat.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRobin Koch e ngushtoi rezultatin në 2:1 në minutën e 50-të.
Golin e fundit për Leverkusenin e shënoi Aleix Garcia në minutën e 93-të.
Te Frankfurti në minutën e 70-të nga loja u përjashtua Ellyes Skhiri pasi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Për nënkampionin gjerman ishte fitorja e tretë radhazi në të gjitha garat.
Ndërsa për Frankfurtin ishte humbja e katërt rresht.
Leverkuseni ka 35 pikë dhe e zë vendin e gjashtë. Frankfurti është dy pozita më poshtë me 27 pikë.