Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Leipzigu ndalet nga Monchengladbachu

RB Leipzig

RB Leipzigu e ka fituar vetëm një pikë në ndeshjen hapëse të xhiros së 12-të të Bundesligës gjermane.

Leipzigu të premten mbrëma në udhëtim barazoi pa gola me Borussia Monchengladbachun.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për Leipzigun ishte barazimi i dytë këtë edicion, krahas tetë fitoreve dhe dy disfatave. E zë vendin e dytë me 26 pikë. Lider është Bayern Muncheni me 31 pikë.

Ndërkohë Monchengladbachu ka tri fitore, katër barazime dhe pesë humbje. Renditet në pozitën e 11-të me 13 pikë.

Monchengladbachut iu anulua një gol i sulmuesit francez, Franck Honorat, në minutën e 47-të për shkak të pozitës jashtë loje.

Leipzigu kishte 20 raste shënimi por që nuk i konkretizoi.

Edhe posedimi i topit ishte në anën e Leipzigut.