Borussia Dortmundi ka lëshuar pikë të rëndësishme në ndeshjen që i takoi javës së gjashtë të Bundesligës gjermane.
Dortmundi të shtunën në shtëpi barazoi 1:1 me RB Leipzigun.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë dy golat u shënuan në pjesën e parë.
Mesfushori austriak, Christoph Baumgartner, e shënoi golin e epërsisë për mysafirët në minutën e shtatë.
Golin e barazimit e realizoi mbrojtësi brazilian, Yan Couto, në minutën e 23-të. Për “verdhezinjtë” ishte barazimi i dytë këtë edicion. Kanë edhe katër fitore.
Renditen në pozitën e dytë me 14 pikë.
Leipzigu ka një pikë më pak dhe e zë vendin e tretë. Leipzigu ka katër fitore, një barazim dhe një humbje.