Futboll

Dortmundi barazon në ndeshjen e vështirë me Bodo/Glimtin

Dortmund

Ndeshje të vështirë pati Dortmundi me Bodo/Glimtin të mërkurën mbrëma. 

Ndonëse dy herë ishte në epërsi, nuk e ruajti atë dhe në fund barazoi 2:2. 

Ndeshja i takoi xhiros së gjashtë të fazës së ligës, në Ligën e Kampionëve. 

Julian Brandt i shënoi të dy golat për skuadrën gjermane në minutën e 18-të dhe të 51-të, kurse për ekipin norvegjez, realizuan Haitam Aleesami dhe Jens Hague, në minutat 42 dhe 75. 

Dortmundi me 11 pikë, aq sa ka edhe Tottenhami, zë vendin e 10-të. 

Bodo/Glimti në vendin e 32-të tani ka tri pikë, sa edhe Slavia Praga dhe Ajaxi.