Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Bodo/Glimt përsëri në fazën e ligës në Champions

Bodo/Glimt

Bodo/Glimt ka siguruar kualifikimin në fazën e ligës të Ligës së Kampionëve. 

Skuadra norvegjeze të dielën e fitoi edhe ndeshjen e kthimit të plejofit ndaj Nijmegenit me rezultatin 3:0. 

Bodo/Glimt e fitoi edhe ndeshjen e parë 3:1 dhe kështu me rezultat të përgjithshëm 6:1 avancoi në fazën e ligës. 

Fredrik Bjorkan e hapi serinë e golave në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë. 
Tre minuta më pas, Sondre Auklend, shënoi për 2:0. 

Deveron Fonville shënoi autogol në minutën e 73-të për rezultatin përfundimtar 3:0. 

Skuadra nga Holanda, Nijmegen, nga minuta e tretë luajti me një futbollist më pak në fushë pasi që portieri Gonzalo Crettaz u ndëshkua me karton të kuq.