Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Sportingu kalon në çerekfinale me përmbysje të jashtëzakonshëm

Sporting

Bodo/Glimt e fitoi 3:0 ndeshjen e parë në shtëpi javën e kaluar ndaj Sporting Lisbonës. Por ekipi portugez zhvilloi një superndeshje të martën mbërma. Fillimisht shënoi tri gola gjatë 90 minutave dhe dy gola në vazhdimet dy herë nga 15 minuta për të siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Ndeshjen e së martës, në kuadër të një të tetës së finales, Sportingu e fitoi 5:0.

Gonçalo Inacio (34’), Pedro Gonçalves (61’), Luis Suarez (78’ pen.), Maximiliano Araujo (92’) dhe Rafael Nel (120+2’) shënuan golat e fitores për ekipin portugez.


Sportingu shënon edhe golin e katërt, i afrohet kualifikimit

Sportingu e ka shënuar edhe golin e katërt ndaj Bodo/Glimtit, që mund të jetë edhe goli i kualifikimit.

Edhe Sportingu kalon në çerekfinale me përmbysje të jashtëzakonshëm Futboll Sportingu kalon në çerekfinale me përmbysje të jashtëzakonshëm

Për 4:0 shënoi Maximiliano Araujo në minutën e 92-të – kur po zhvillohen shtesat nga 15 minuta.


Shkon në vazhdime ndeshja Sporting – Bodo/Glimt

Ka shkuar në vazhdime ndeshja ndërmjet Sporting Lisbonës dhe Bodo/Glimtit.

Rezultati i 90 minutave të ndeshjes kthyese të një të tetës së finales të Ligës së Kampionëve përfundoi 3:0 në favor të portugezëve.

Norvegjezët e kishin fituar 3:0 ndeshjen e zhvilluar javën e kaluar.


Sportingu barazon rezultatin ndaj Bodo/Glimtit

Sporting Lisbona ka realizuar golin e tretë ndaj Bodo/Glimtit. Aktualisht rezultati i përgjithshëm është 3:3. Ndeshjen e parë e kishte fituar Bodo/Glimtit 3:0, ndërsa Sportigu sonte është duke fituar 3:0 kur po luhet minuta e 80-të.

Golin për 3:0 e shënoi Luis Suarez nga penalltia në minutën e 78-të.

Edhe Bodo/Glimti vazhdon rrugëtimin përrallor Futboll Bodo/Glimti vazhdon rrugëtimin përrallor

Sportingu shënon edhe golin e dytë, hapet sfida

Sporting Lisbona shënuar edhe golin e dytë ndaj Bodo/Glimtit. I duhet edhe një gol për të barazuar rezultatin e ndeshjes së parë të një të tetës së finales në Ligën e Kampionëve.

Rezultati aktual i ndeshjes kthyese është 2:0 në të mirë të portugezëve.

Ndeshjen e parë norvegjezët e fituan 3:0.

Golin për 2:0 e shënoi në minutën e 61-të, Pedro Gonçalves.


Sportingu shënon një gol në pjesën e parë

Skuadra portugeze, Sporting Lisbona ka shënuar një gol në pjesën e parë kundër skuadrës norvegjeze, Bodo/Glimt. Por Bodo/Glimt ka ende në favor rezultatin nga ndeshja e parë, të cilën e fitoi 3:0 në shtëpi.

Edhe Bodo/Glimti vazhdon rrugëtimin përrallor, shënon golin e tretë Futboll Bodo/Glimti vazhdon rrugëtimin përrallor, shënon golin e tretë

Ndeshja kthyese ndërmjet Sportingut dhe Bodo/Glimtit i takon një të tetës së finales në Ligën e Kampionëve.

Golin e vetëm në pjesën e parë për portugezët e shënoi në minutën e 34-t, Gonçalo Inacio.