Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Bodo/Glimti vazhdon rrugëtimin përrallor

Bodo/Glimt

Sportingu është skuadra e radhës e njohur evropiane që është “dorëzuar” përballë Bodo/Glimtit.
Në Bodo, qytetin e ftohtë në Norvegji, skuadra nga ky vend fitoi 3:0 në ndeshjen e parë të një të tetës së finales në Champions.

Dhe Bodo/Glimti është në rrugë të mirë për kualifikim në çerekfinale të garës elitare për klube të futbollit.

Sonder Burnstad Fet shënoi golin e parë për norvegjezët. Ai realizoi nga pika e bardhë në minutën e 32-të.

Për 2:0 shënoi Ole Didrik Blomberg në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.
Ndërkohë Kasper Hogh shënoi golin e tretë për Bodo/Glimtin në minutën e 71-të.

Lexo përditësimet tjera
UEFA Champions League

Reali, PSG-ja dhe Bodo shënojnë fitore të thella