Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVitinha kthen epërsinë e parisienëve
PSG po udhëheqë 3:2 ndaj Chelseat.
Vitinha e shënoi golin e tretë për skuadrën parisiene në minutën e 74-t.
Bodo/Glimti vazhdon rrugëtimin përrallor, shënon golin e tretë
Bodo/Glimti po e shënon edhe një fitore në Champions.
Skuadra pak e njohur norvegjeze tashmë po udhëheqë 3:0 ndaj Sportingut. Jens Hauge realizoi në minutën e 71-të.
Goli
Barazon Chelsea
Chelsea ka barazuar për herë të dytë në ndeshjen ndaj PSG-së.
Enzo Fernandez shënoi për 2:2 në minutën e 57-të.
Donnarumma pret penalltinë e Vini Jr
Gianluigi Donnarumma ka ndalur penalltinë që e bëri vet.
Vini Jr gjuajti nga pika e bardhë, ndërsa italiani ndali gjuajtjen e tij.
Penallti për Real Madridin
Real Madridi ka fituar penallti në ndeshjen ndaj Manchester Cityt.
Vini Jr është ndalur në zonë në mënyrë të palejuar në minutën e 56-të.
Bodo/Glimti e mbyll pjesën e parë me dy gola epërsi
Bodo/Glimti norvegjez ka shkëlqyer në pjesën e parë ndaj Sportingut portugez dhe është duke fituar 2:0.
Sondre Fet në minutën e 32-të shënoi për 1:0 nga penalltia, ndërsa në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, për 2:0 realizoi edhe Ole Blomberg.
Mbyllet pjesa e parë në “Bernabeu”, Reali dominues
Real Madridi ka dominuar në pjesën e parë ndaj Manchester Cityt.
Në paraqitjen e 76-të në Ligën e Kampionëve, kapiteni uruguaian Federico Valverde, ka shkëlqyer duke shënuar “hat-trick”.
Reali është duke fituar 3:0. Valverde realizoi në minutat 20, 27 dhe 42.
Cityn e pret punë e vështirë për t’u kthyer në lojë.
PSG-ja në epërsi ndaj Chelseat pas pjesës së parë
Ndeshje shumë e fortë është duke u zhvilluar në “Parkun e Princave”, mes PSG-së dhe Chelseat.
Kampioni në fuqi i Evropës, Paris Saint-Germaini, është duke fituar 2:1 pas pjesës së parë.
Bradley Barcola shënoi për 1:0 në minutën e 10-të, ndërsa Malo Gusto i barazoi shifrat në minutën e 28-të.
Pas një kundërsulmi të shpejtë, për parisienët realizoi edhe Ousmane Dembele, në minutën e 40-të.
Valverde kompleton “hat-trickun”, Reali po e “shkel” Cityn
Federico Valverde ka vazhduar me paraqitje të shkëlqyer dhe e ka shënuar golin e tretë në portën e Manchester Cityt.
Ai e kompletoi “hat-trickun” në minutën e 42-të.
U asistua nga Brahim Diaz dhe më pas e dënoi sërish portierin Gianluigi Donnarumma.
Real Madridi është duke fituar 3:0.
Për Valverden është paraqitja e 76-të në Ligën e Kampionëve.
PSG-ja kthen epërsinë e një goli
Paris Saint-Germaini e ka kthyer epërsinë e një goli ndaj Chelseat.
Për 2:1 ka shënuar fituesi i “Topit të Artë”, Ousmane Dembele, pesë minuta para fundit të pjesës së parë.
Bodo/Glimti vazhdon paraqitjet impresive
Pas avancimit historik në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve, Bodo/Glimti ka vazhduar me paraqitje impresive.
Tani është duke fituar 1:0 ndaj Sportingut të Lisbonës, në ndeshjen e parë të një të tetës së finales së Ligës së Kampionëve.
Mesfushori Sondre Fet shënoi për 1:0 nga penalltia e minutës së 32-të.
Goli:
Chelsea barazon rezultatin
Chelsea e ka barazuar rezultatin në duelin e vështirë ndaj Paris Saint-Germainit.
Malo Gusto shënoi për 1:1 në minutën e 28-të, me asistim të Enzo Fernandezit.
GOLI
I jashtëzakonshmi Valverde shënon tjetër gol
Federico Valverde ka shënuar tjetër gol të bukur.
Kapiteni kësaj radhe pranoi topin afër zonës dhe me të majtën shënoi supergol. Reali po udhëheqë 2:0 ndaj Manchester Cityt.
Goli i dytë u shënua në minutën e 27-të.
VALVERDE DOUBLES THE LEAD FOR REAL MADRID!
Real Madrid 2-0 Manchester City.
pic.twitter.com/IWCBIOqVQF
Real Madridi në epërsi pas superaksionit të ndërtuar
Një pasim i Thibaut Courtoisit shkoi te Federico Valverde.
Kapiteni uruguaian e ndali topi mirë, e kaloi portierin Gianluigi Donnrumma dhe shënoi për 1:0 në të mirë te Realit.
Ndodhi kjo në minutën e 20-të të ndeshjes.
GOLI:
Gol në “Parkun e Princave”
Paris Saint-Germaini ka kaluar në epërsi ndaj Chelseat në ndeshjen e 1/8 së finales së Championsit.
Chelsea është duke fituar 1:0.
Bradley Barcola shënoi për 1:0 në minutën e 10-të.
🇪🇺 BARCOLA OPENS THE SCORING FOR PSG!
PSG 1-0 Chelsea.
pic.twitter.com/9yNxJcJGAI
Ritëm i lartë në Madrid, pa gola pas 10 minutash
Ritëm shumë i lartë po luhet në ndeshjen e parë të 1/8 së finales mes Real Madridit dhe Manchester Cityt.
Kjo ndeshje po zhvillohet në stadiumin “Santiago Bernabeu”.
Rezultati pas 10 minutash është 0:0.