Bayerni është lider në Bundesligë, ndonëse ka lëshuar pikë, duke barazuar tri herë dhe duke pësuar një humbje në 15 xhirot e para. Bayerni është i pari pasi më shumë pikë lëshuan skuadrat e tjera, duke përfshirë kampionin në fuqi, Bayer Leverkusenin, që kishte fillim të vështirë të edicionit.
Bayerni po e kërkon titullin e 34-t të Gjermanisë, ndërsa synon fillim të mbarë të vitit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSkuadra e drejtuar nga Vincent Kompany, në kuadër të xhiros së 16-të të Bundesligës luan në udhëtim te Borussia Monchengladbachu. Kjo ndeshje zhvillohet të shtunën nga ora 18:30.
Monchengladbachu është në vendin e tetë me 24 pikë, derisa Bayerni i ka 36 pikë në vendin e parë..
Bavarezët në pesë ndeshjet e fundit në Bundesligë kanë tri fitore, një barazim dhe një humbje.
Ndeshje tjetër interesante është edhe ajo ndërmjet Leipzigut dhe Werder Bremenit.
Kjo ndeshje luhet të dielën nga ora 15:30.
Leipzigu nuk është në ecuri të mirë. Në dhjetë ndeshjet e fundit në të gjitha garat ka gjashtë humbje, tri fitore dhe një barazim.
Në Bundesligë ka 27 pikë. Werder Bremeni ka dy pikë më pak dhe renditet në pozitën e shtatë.