Futboll

Test jo i vështirë për Bayernin

bayern

Diferenca mes pozitës së parë dhe të fundit në tabelë është plot 18 pikë.

Rrjedhimisht të shtunën nga ora 15:30 do të luajnë dy skuadra me qëllime krejt të ndryshëm.

Borussia Monchengladbachu, që është në pozitën e fundit me tri pikë, e pret liderin, Bayern Munchenin, që ka 21 pikë.

Kjo ndeshje do t’i takojë javës së tetë të Bundesligës.

Monchengladbachu është në seri prej 14 ndeshjesh pa fitore në elitën gjermane.

Bayerni pas fitores ndaj Club Brugget, 4:0, të mërkurën në “Champions” është bërë klubi i parë në histori që në pesë ligat më të mira të Evropës regjistrojë 11 fitore radhazi në fillim të edicionit.

Monchengladbachu nuk ka arritur të shënojë në katër nga pesë ndeshjet e fundit në shtëpi.

Bayerni ka mbajtur portën të paprekur në pjesën e parë në katër ndeshjet e fundit.

Ndërkohë nënkampioni, Bayer Leverkuseni, të dielën nga ora 15:30 e pret Freiburgun.

Leverkuseni ka 14 pikë në pozitën e pestë. Freiburgu e zë vendin e dhjetë me nëntë pikë.

Klubi tjetër i madh gjerman, Borussia Dortmundi, të shtunën nga ora 18:30 do të luajë ndaj Kolnit. Dortmundi ka 14 pikë në pozitën e katërt, kurse Kolni ka tri pikë më pak në pozitën e gjashtë.