Futboll

Bayerni në kërkim të fitores së radhës

Bayern

Union Berlini ishte skuadra që e ndali ecurinë e gjatë të fitoreve të Bayern Munchenit.

Pas 16 fitoreve të njëpasnjëshme, Bayerni xhiron e kaluar në Bundesligë u ndal në barazim 2:2 nga Union Berlini në udhëtim.

Bayerni kërkon të reagojë në fundjavë për t’iu kthyer fitoreve.

Të shtunën nga ora 15:30, Bayerni e pret Freiburgun, në kuadër të javës së 11-të të elitës gjermane. Bayerni është lider me 28 pikë.

Freiburgu e zë vendin e dhjetë me 13 pikë. Pritet të jetë ndeshje e vështirë për kampionin në fuqi të Gjermanisë.

Bayerni nuk ka humbur asnjëherë në shtëpi ndaj Freiburgut. Fitorja e fundit e Freiburgut ndaj Bayernit ishte në vitin 2015.

Të shtunën luan edhe klubi tjetër i madh gjerman, Borussia Dortmundi.

Dortmundi nga ora 15:30 e pret Stuttgartin. “Verdhezinjtë” kanë 21 pikë në vendin e tretë. 21 pikë ka edhe Stuttgarti një pozitë më poshtë.

Nga ora 15:30 të shtunën luan edhe nënkampioni, Bayer Leverkuseni, si mysafir ndaj Wolfsburgut.

Leverkuseni e zë vendin e pestë me 20 pikë. Wolfsburgu ka tetë pikë në pozitën e 14-të.