Mainzi dhe Union Berlini kanë marrë nga një pikë të mërkurën në mbrëmje, në ndeshjen e mbetur të xhiros së 18-të të Bundesligës gjermane.
Mainz – Union Berlin u mbyll me rezultatin 1:1. Të dy golat u shënuan në minutat shtesë të pjesës së parë.
Jonathan Burkardt shënoi për vendësit në minutën e tetë shtesë të pjesës së parë, ndërsa Robin Gosens, realizoi në minutën e 13-të.
Brajan Gruda është kthyer nga lëndimi dhe u inkuadrua në minutën e 90-të te Mainzi, që tani ka 12-të pikë në pozitën e parafundit. Union Berlin ka 18 pikë në vendin e 15-të.
Artikuj të ngjashëm