Futbollisti shqiptar, Brajan Gruda ka shënuar supergol në Bundesligë. Ai ka shënuar golin e barazimit 1:1 për Mainzin në ndeshjen ndaj Borussia Moenchengladbachut.
Gruda realizoi nga distanca në minutën e 24-të, vetëm dy minuta më vonë pasi Gladbachu kaloi në epërsi.
Kjo ndeshje i takon xhiros së shtatë të kampionatit gjerman. Për Grudën, kjo është paraqitja e gjashtë këtë edicion te Mainzi.
VIDEO: