Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bochumi barazon me Mainzin

Bochumi ka lëshuar fitoren nga duart në minutat shtesë të ndeshjes kundër Mainzit.

Të premten mbrëma, Bochumi barazoi 2:2 në shtëpi kundër Mainzit në ndeshjen e xhiros së nëntë të Bundesligës.

Pas këtij barazimi, të dyja skuadrat mbesin ende pa fitore këtë edicion dhe renditen në pjesën e poshtme të tabelës.

Bochumi ka 5 pikë, dy më shumë se Mainzi.

Golat për Bochumin, i shënuan Kevin Stoger (21’) nga penalltia dhe Keven Schlotterbeck (82’).

Ndërkohë, Mainzi realizoi me autogolin e shënuar nga mbrojtësi Schlotterbeck në minutën e 59-të dhe Tom Krauss në minutën e 96-të.